Aksident me fatalitet në Skenderaj
19.9.2018 - 10:22
Një grua ka vdekur pas lëndimeve të marra pasi u godit me veturë nga një burrë në Skenderaj.
Policia njofton se dje rreth orës 18 e 20 në fshatin Polac të Skenderajt.
Raportohet se i dyshuari mashkull gjersa ishte duke drejtuar veturën VW Cady nga pakujdesia ka goditur viktimën grua.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Skenderajt ku sipas mjekut ka arritur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.