Aksident komunikacioni - Foto: Ilustrim

Aksident me Fatalitet në Polluzhë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 7:00 në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, përkatësisht në fshatin Polluzhë.

Sipas Policisë, një veturë ka goditur dy këmbësorë, njëri prej të cilëve (40-vjeç) si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa këmbësori tjetër (20-vjeç) ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas zëdhënësit të Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, sipas hetuesve të njësisë së komunikacionit dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së drejtuesit të automjetit me kushtet e rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës me autorizim të prokurorit është dërguar për obduksion.

Ndaj të dyshuarit N. L. 43-vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet dhe për këtë arsye Policia në vazhdimësi po kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit.

KALLXO.com raportoi ditë më parë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij të viti kanë ndodhur mbi 900 aksidente më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/rritje-e-frikshme-e-numrit-te-aksidenteve/