Akademik Idriz Ajeti

Akademik Idriz Ajeti, nga auditorët deri te Rambujeja

Shkenca shqiptare ka humbur të mërkurën në mëngjes, më 13 shkurt 2019, një prej gjuhëtarëve të saj më të më njohur, Idriz Ajetin.

Akademik Ajeti ka vdekur në Prishtinë, në moshë 102 vjeçare, duke lënë pas vetës një kontribut të madhe në gjuhësinë dhe kulturën shqiptare. Për më shumë së gjysmë shekulli emri i tij lidhej ngushtë më zhvillimet shkencore, arsimore dhe kulturore në Kosovës e pas luftës së Dytë Botërore e këndej.  Ai ishte një prej më meritorëve gjatë proceseve të standardizimit të shqipes.

Veprimtaria e tij është shtrirë edhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe në veprimtarinë shoqërore. Ajeti ka qenë Kryetar i Parlamentit të Kosovës gjatë viteve të ’90-të shekullit të kaluar dhe pjesëmarrës i Konferencës së Rambujesë në vitin 1999.

Përveç kontributit në shkencën e albanologjisë, Ajeti kontribuoi edhe në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve shkencore dhe arsimore në vend. Në veçanti çmohet shumë kontributi i tij në themelimin e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Idriz Ajeti ka lindur në Tupallë të Madhe të Medvegjës, më 27 janar 1917. Shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës ndërsa të mesmen në Shkup, në Medresenë e Madhe  më 1938. Studioi për gjuhësi në Zagreb e Padovë, ndërsa diplomoi për romanistikë në Beograd.

Pas diplomimin më 1949, për një kohë punojë si profesor në Gjimnazin e Prishtinë, dhe më pas si lektor në Fakultetin e Filologjisë në Beograd, ku edhe mbrojti doktoratën me temën “Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”. Më pas kthehet në Prishtinës dhe për 20 vjet me radhë drejtori Katedrën e Gjuhës dhe të letërsisë shqip ne Fakultetin Filozofik të UP-së Prishtinës.

Fushat kryesore të interesimit shkencor të akademik Idriz Ajetit kanë qenë studimet e dialekteve nga pikëpamja diakronike, raportet e shqipes me gjuhët fqinje, në rrafshin e studimeve ballkanologjike, etj., duke përfshirë edhe çështje të gjuhës së sotme shqipe.

Veprimtaria e tij shkencore është e gjerë dhe e gjithanshme, si nga historia e gjuhës, dialektologjia, pastaj morfologjia, etj. Përpos studimeve, në bibliografinë e Ajetit gjejmë qindra artikuj, studime, kumtesa të mbajtura në Konferenca shkencore, seminare, takime kombëtare e ndërkombëtare, që janë botuara në revista e periodikë në shqip, por në gjuhë të tjera.

Ai ishte nismëtar i botimit të  revista shkencore “Gjurmime albanologjike” (1962), “Recherches Albanologiques”, “Studia humanistica”, etj.

Ai ishte drejtor i Institutit Albanologjik, i Fakultetit Filozofik, si dhe kreu edhe postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës. Anëtar i ASHAK u zgjodh me gjeneratën e parë të akademikëve dhe menjëherë mori titullin akademik, ndërsa për dy mandate ishte edhe kryetar i ASHAK-ut.