
Ekspozita ‘Kujtesa e Kosovës: rambouillet’. Foto: BK ‘Pjetër Bogdani’
Fotografi të papara të Rambujesë, vijnë nesër në Bibliotekën Kombëtare
15.2.2021 - 14:43
Fotografi Asllan Krasniqi hap nesër në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ekspozitën “Kujtesa e Kosovës: Rambouillet”.
Ekspozita hapet me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa do të ekspozohen fotografi të pa botuara më parë.
Fotografi Asllan Krasniqi ka thënë për Kallxo.com se ekspozita ofron pamjet e ngjarjeve nga Konferenca e Rambujesë.
“Është fjala për fotografitë e mbledhjeve në Rambuje dhe Paris, që janë bërë nga delegacioni ynë dhe të huajt gjatë Rambujesë në vitin 1999”, ka thënë Krasniqi.
Ekspozita hapet në nesër në Hollin e Bibliotekës Kombëtare në orën 11:00.