Dekorimi i Idriz Ajetit | Foto: ZPRK

Vdes akademik Idriz Ajeti

Akademik Idriz Ajeti ka ndërruar jetë ditën e sotme, më 13 shkurt 2019 në Prishtinë, në moshën 102 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave dhe arteve të Kosovës, përmes një njoftimi për media.

Ajeti ishte një nga albanologu më të shquar dhe dha një kontribut të çmuar në zhvillimet shkencore dhe arsimore në Kosovë, pas luftës së Dytë Botërore e këndej.

Ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj në dy mandate, anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Dijetar e erudit, personalitet shkencor, pa kontributet e të cilit studimet albanologjike në Kosovë e më gjerë nuk do të ishin këto që janë sot, akademik Ajeti ishte dhe mbetet njëra nga figurat më të ndritshme të historisë sonë të re”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

Ajeti u lind në Tupallë të Jabllanicës së Epërme, me 27 janar 1917. Shkollën fillore e kreu në Banjë të Sijarinës, të mesmen në Shkup, më 1938, studioi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Zagrebit, në Degën e Romanistikës dhe në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Beogradit.

Pas vetës la një opus të madhe të veprave shkencore nga lëmia e shkencave gjuhësore.