Nasim Haradinaj - OVL e UÇK-së

AAK Shpërblen me Pozitë Njeriun që Ofendoi Ambasadorin Amerikan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka emëruar Nasim Haradinajn, nënkryetarin e OVL UÇK-së, në krye të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Ditë më parë Nasim Haradinajn e ka quajtur “palaço” ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, për shkak të reagimeve të tij kundër nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kundër këtij ofendimi kishin reaguar kushëriri i Nasim Haradinajt – Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nasim Haradinaj ka qenë drejtor në Komunën e Deçanit edhe në mandatin e kaluar.

Ramosaj ka emëruar si nënkryetar të Komunës edhe për një mandat Sami Cacajn. Jashar Dobraj është emëruar drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, Izet Zenuni, drejtor i Drejtorisë për Mbrojte Shpëtim dhe Shërbime Publike dhe Qazim Maloku Drejtor i Drejtorisë për Arsim.

Ramë Melajt i është besuar pozita e drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë, Halil Tolajt pozita e drejtor i Drejtorisë  për Inspekcion dhe Betim Matajt ajo e drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim.

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është emëruar Faik Doda, Ibrahim Selmanaj, drejtor i Drejtorisë  për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kurse Agron   Muslijaj, drejtori i Drejtorisë  për Gjeodezi dhe Kadastër.

E vetmja drejtoreshë e emëruar nga kryetari Ramosaj është Syzana Mustafaj  Cenaj e cila është emëruar në krye të Drejtorisë  për Buxhet  dhe Financa. Po ashtu edhe shefe e protokollit është zgjedhur të jetë Dafina Cacaj.