Mitrovicë-Kuvendi Komunal

AAK 'pishman' për prishjen e koalicionit me Agim Bahtirin

Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës, ka deklaruar se kalimi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ish kryesuesit të asamblesë komunale i cili u shkarkua nga kjo pozitë nuk e ka luhatur koalicionin mes AKR-së dhe AAK-së.

“Kryesuesi i Kuvendit komunal ka qenë i AKR-së dhe u shkarku asgjë tjetër. Koalicioni nuk është prishur, derisa nuk më vije shkresa direkte prej tyre. Unë nuk e di që Aleanca në Mitrovicë ka mbajt mbledhje për prishje të koalicionit. Nuk kam bërë koalicion me qeverinë në qendër por kam bërë me atë lokal dhe nga ata lokal ende nuk kam marr ndonjë vendim“, ka thënë Agim Bahtiri për KALLXO.

AAK në Mitrovicë ka mbajtur një mbledhje disa orëshe, por pa rezultat për daljen apo jo nga koalicioni me AKR-në.

“Dega ka mbajtur diskutim mbi dy orë në zyret e AAK-së në Mitrovicë, ende nuk kemi mundur të dalim me një qëndrim zyrtar përfundimtar në lidhje me koalicionin me AKR-në“, ka thënë Fahri Isufi, anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së dega në Mitrovicë.

I pyetur lidhur më njoftimin në rrjetin social Facebook, përmes të cilit edhe ishte bërë e ditur për prishje të koalicionit, Isufi ka thënë se ka qenë një postim i pa konsultuar mirë.

“Ka qenë një postim i pa konsultuar mirë me të gjithë akterët e degës dhe si i tillë tani po shqyrtohet brenda degës me takime të mbyllura“, ka shtuar Isufi.

https://kallxo.com/aak-divorcohet-nga-akr-ja-e-bahtirit-ne-mitrovice/?fbclid=IwAR0NwJ8zefvpBNE-uv3MvI8_MG961Vb8DYASChotY4_gj6Qh8ElvWkB9ts8

 

.