Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

4 të Arrestuar për Prostitucion

Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Policisë në Gjakovë ka realizuar sot një operacion në rajonin e Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’ dhe ‘marrje me prostitucion’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:  N. A. (femër, lindur më 1976), A. D. (femër, lindur më 1997),  T.P. (mashkull, lindur më 1974) dhe A.Th. (mashkull, lindur më 1979).

Gjatë arrestimit si provë materiale janë sekuestruar dy telefona dhe 550 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.