Foto-ilustrim

3 Vjet Burg për Shpërndarësin Tiranas të Picave

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim një shpërndarës picash, i cili përndiqte një gjimnaziste.

Bëhet fjalë për shtetasin K.M., i cili u arrestua nga Policia në muajin shtator të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të Gjykatës, i dyshuari u njoh me gjimnazisten pasi kjo e fundit kishte porositur një picë në picerinë ku ai punonte.

Më pas, i riu, i cili rezultoi se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, i ka kërkuar vajzës që të lidhej me të.

Ajo nuk ka pranuar një gjë të tillë dhe aty nisi edhe përndjekja.

Ai e kërcënonte vajzën se do ta vriste nëse ajo nuk lidhej me të.

Madje, ai ka tentuar t’i futet me dhunë në shtëpi.

Pasi ai u arrestua nga Policia dhe u vu nën akuzë për “përndjekje”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “kundërshtim me dhunë të forcave të rendit”./21Media