Një kamp përqëndrimi | Foto: RTV 21

27 Janari- Dita kur Kujtohen Viktimat e Holokaustit

Sot kujtohen të vrarët hebrenj në Luftën e Dytë Botërore nga Gjermania naziste.

Gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore në përpjekje për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë, e kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebrenj që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryeministri Ramush Haradinaj nderoi të premetn këto viktima te monumenti në kujtim të tyre në Prishtinë.

http://kallxo.com/haradinaj-thote-se-kosova-e-dha-provimin-gjate-tragjedise-se-hebrenjve/