1355 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë

24 aksidente trafiku kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga këto aksidente, sipas njoftimit të policisë, asnjëri nuk kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë, 11 aksidente janë regjistruar me të lënduar, ndërsa 14 të tjerë pa të lënduar, vetëm me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 1355 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Tutje, policia ka njoftuar se ka arrestuar 22 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe katër të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.