
Pamje pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com
10,000 Euro Shpërblim për Informacione për Sulmuesit
Policia e Kosovës ofron shpërblim 10,000 euro për secilin qytetar që jep informacione që do të çonin në kapjen e autorëve të sulmit të së enjtes mbrëma kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Të enjten rreth orës 23:00 persona të panjohur kanë sulmuar me mjet shpërthyes ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë sulm, të cilin e ka dënuar i tërë spektri politik i vendit, nuk është lënduar askush. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Qytetarët që kanë ndonjë informatë mund ta njoftojnë Policinë ose përmes emailit: [email protected] ose përmes numrave të telefonit pa pagesë 080019999 ose 192. Policia siguron për anonimitet të plotë të secilit qytetar që ofron informacione.
http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/
Policia përmes një komunikate njofton se si dëshmi që mund të ndërlidhen me rastin ka gjetur një mjet për hedhjen e predhave me të cilin dyshohet se është kryer sulmi.
Gjithashtu, në rrugën “1 Tetori” është gjetur një motoçikletë, e cila ishte duke u djegur si dhe shishe molotovi, që dyshohet se mund të jenë perdorur nga të dyshuarit.
http://kallxo.com/vendi-ku-u-dogj-motocikleta-e-sulmuesve/
Ndërkohë, të premten, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është duke i ndërmarrë veprimet hetimore në përpjekje për t’i zbardhur rrethanat në të cilat u sulmua Kuvendi i Kosovës, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë sulm.
http://kallxo.com/prokurori-flet-per-sulmin-ne-kuvend/
Sulmin kundër Kuvendit gjatë ditës së premte e kanë dënuar udhëheqësit shtetërorë dhe partitë politike.
http://kallxo.com/thaci-e-mustafa-denojne-sulmin-ndaj-nderteses-se-kuvendit/
http://kallxo.com/vetevendosje-reagon-per-sulmin-ndaj-kuvendit/
http://kallxo.com/ldk-sulm-qe-synon-ta-fuse-vendin-ne-kaos-e-anarki/