Foto: RTV 21

1 Vit nga Vdekja e Dritëro Agollit

Sot një vit vdiq shkrimtari i njohur shqiptar Dritëro Agolli në moshën 85 vjeçare.

Agolli vuante nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa gjatë tërë kohës kishte pirë duhan.

Shkrimtari u bë i njohur edhe në përmasat jashtë trojeve shqiptare me romanin e tij “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”, ku nëpërmjet personazhit kryesor përshkruante servilizmin dhe burokracinë në institucionet e ish-regjimit komunist të Shqipërisë.

Agoli, sidomos ishte i njohur për poezitë e tij të cilat shpesh u bënë edhe këngë, ndërsa një përmbledhje ia kushtoi gruas së tij Sadijes.