Rritja ekonomike - Foto: REL/Shutterstock
Rritja ekomomike e Kosovës mbi 4 % sipas Agjencisë së Statistikave
Rritja ekonomike e Kosovës përgjatë vitit 2019-të kaloi 4 përqind. Kontribut më të madh në rritjen ekonomike të vendit dhanë aktivitetet financiare dhe të sigurimit përderisa bujqësia së bashku me artin dhe argëtimi dhanë efektin e kundërt.
BPV në tremujorin e tretë të vitit 2019 shënon rritje reale për 4.38 përqind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.
ASK tregon për aktivitetet ekonomike të cilat kontribuan në rritjen ekonomike
“Aktivitetet ekonomike që kontribuuan në rritjen reale janë: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 11.78%, Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, furnizimi me ujë 7.90%, Aktivitetet profesionale dhe administrative 7.03%, Tregtia; Transporti; Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 5.13%, Ndërtimi 3.46%, Administrimi publik; Arsimi; Shëndetësia 1.02%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ndërsa aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor janë: Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi -18.72 për qind, Bujqësia, pyjet dhe peshkimi -2.87 përqind.
Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve, që kanë pasur rritje në këtë tremujor janë: Shpenzimet e konsumit final të qeverisë 10.54 përqind, Eksporti i mallrave dhe shërbimeve 9.33 përqind, Importi i mallrave dhe shërbimeve 6.67 përqind Formimi i bruto kapitalit 3.52 përqind, Shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH 2.40 përqind.
Raporti i ASK-së tregon se edhe në tremujorin e rritja ekonomike ishte në 4.24 përqind dhe në tremjjorin e dytë të 2019-ës ishte 4.13 përqind.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me publikimin e raportit për Bruto Produktit Vendor për tremujorin e tretë të vitit 2019, sipas aktiviteteve ekonomike dhe metodës së shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
Sipas ASK-së, publikimi i BPV-së tremujore ka për qëllim që të japë një vlerësim koherent për ecurinë e ekonomisë.