Vjosa Osmani kërkon përgjegjësi nga qeveria për "vonesat" në furnizim me vaksinë anti-COVID

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, foli sot për furnizimin me vaksinë anti-COVID.

Ajo tha se sipas të gjitha gjasave Kosova do të furnizohet me vaksinë pas muajit prill të vitit 2021, ndërsa për vonesat në furnizim Qeveria duhet të japë përgjegjësi.

“Kemi vonesa të cilat nuk do të duhej të arsyetoheshin shtete e tjera të rajoni janë para nesh prandaj ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga Qeveria pse ne nuk jemi  të përgatitur dhe pritet qe sipas të gjitha gjasave tek pas prillit (2021), por kjo nuk do të thotë që edhe tash nuk janë duke u bërë përpjekje të tjetra maksimale në mënyrë që të marrim ndihmën e disa shteteve të Bashkimit Evropian sidomos të disa (shtetet) të cilat kanë porositur më shumë vaksina se e kanë numrin e popullatës së tyre, do të kërkojmë ndihmë tek këto shtet të cilat kanë shtesë të vaksinave në mënyrë që edhe qytetarët tanë të paisen me vaksina më herët se sa prilli”, tha ajo gjatë vizitës në QKUK.

20% e vaksinave ani –COVID Kosova pritet t’i marrë falas nga programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila do të shpërndajë vaksina për vendet e pazhvilluara.

Ndërsa, pjesa tjetër të vaksinave pritet të blihen nga Ministria e Shëndetësisë.

Përdorimi i vaksinës kundër COVID-19 pritet të fillojë të përdoret në Bashkimin Evropian më 27 dhjetor.

Osmani foli edhe për ardhjen e vaksinave COVID-19 nga Serbia në Kosovë.

Vjosa Osmani flet për ardhjen e vaksinave COVID-19 nga Serbia në Kosovë