Shtatë vaktet me proteina që duhet konsumuar çdo ditë
Proteinat janë tejet me rëndësi për rikuperimin e qelizave dhe indeve, dhe ato gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe për ta kënaqur urinë. Secili individ duhet të përfshijë proteina me cilësi të lartë dhe të ligët në dietën e tij në mënyrë që të humbë peshë në mënyrë efektive dhe ta forcojë dhe përmirësojë shëndetin e tij të përgjithshëm.
Për shembull, pjesët yndyrore të mishit përmbajnë proteina, por në të njëjtën kohë janë plot me yndyra të ngopura, kripë dhe përbërës të tjerë jo të shëndetshëm. Proteinat shtazore përmbajnë nëntë aminoacide, të cilat konsiderohen me shumë rëndësi sepse janë të nevojshme për ndërtimin e proteinave, hormoneve dhe neurotransmetuesve dhe trupi i njeriut nuk mund t’i prodhojë ato, por duhet të merren përmes ushqimit. Burimet bimore të proteinave përmbajnë gjithashtu aminoacide dhe mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme dhe të larmishme.
Ekspertët e të ushqyerit e kanë përpiluar një listë të shtatë burimeve më të mira të proteinave me cilësi të lartë – bimore dhe shtazore.
Vezët
Sipas dietologes Julie Epton, vezët konsiderohen si proteina më e mirë.
“Vezët kanë shumë aminoacide. Për sa i përket vlerës biologjike, vezët kanë 100 pikë, dhe mishi i viçit 80. Vetëm proteina e hirrës ka një rezultat më të lartë – 104 pikë”, shpjegon ajo.
Gjoks pule pa lëkurë
Gjoksi i pulës dhe gjelit të detit janë ideale për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulore, sepse ato janë natyralisht të ulëta në yndyrë të ngopur dhe kripë. Gjoksi i pulës pa lëkurë është një burim i mirë i vitaminës B, e cila është thelbësore për sintezën e ADN-së, prodhimin e energjisë dhe shëndetin e trurit, si dhe përmban antioksidantin selen, i cili është i rëndësishëm për imunitetin dhe shëndetin e tiroides.
Salmoni dhe sardelet
Këta peshq të yndyrshëm janë të pasur me proteina dhe natyrisht të pakta në kripë dhe yndyra të ngopura, ndërsa janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.
Proteina bimore me cilësi të lartë
Disa proteina bimore përmbajnë të nëntë aminoacidet thelbësore, por shumica jo.
“Nëse jeni vegan ose vegjetarian, është shumë e rëndësishme të hani një dietë të larmishme për t’i përmbushur nevojat tuaja bazë”, thonë dietologët.
Tofu
Tofu është një proteinë e plotë që i përmban të nëntë aminoacidet thelbësore. Është një burim i shkëlqyer i hekurit dhe kalciumit dhe është i pasur me izoflavone, të cilat duket se ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, osteoporozës dhe disa llojeve të kancerit.
Fistëku
Fistikët janë një nga arrat me përmbajtjen më të lartë të proteinave. Është gjithashtu një burim i mirë i fibrave dhe yndyrave të pangopura. Të trija lëndët ushqyese të kombinuara i bëjnë fistëkët një shtypës të fuqishëm të oreksit që mund t’ju pengojë të hani tepër.
Lentet
Lenteve u mungojnë aminoacidet esenciale cisteinë dhe metioninë, por mos lejoni që kjo t’ju pengojë t’i përfshini ato në vaktet tuaja. Është një burim i shkëlqyer i proteinave bimore. Një filxhan siguron rreth 18 gram proteina dhe 15 gram fibra për uljen e kolesterolit, gati një e treta e nevojave tuaja ditore për fibra.
“Është plot me procyanidins dhe flavanole, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm me efekte anti-inflamatore dhe neuroprotektive”, thonë dietologët.
Sigurohuni që të hani një shumëllojshmëri të proteinave me bazë bimore për ta siguruar trupin tuaj me të gjitha aminoacidet thelbësore që i nevojiten.Klix.ba
Përgatiti: Nuhi Shala