‘Qetësia’ në Spitalin e Ferizajt, pa asnjë pacient me COVID-19

Që nga 5 tetori në Spitalin Rajonal të Ferizajt asnjë pacient me COVID-19 nuk ka marrë tretman mjekësorë.

“Për momentin në spitalin e Ferizaj nuk kemi asnjë rast me COVID-19, sot nuk kemi pasë asnjë kërkesë për hospitalizim, dje i kemi pasë dy pacientë që kanë pasë dyshime dhe u është marrë terapia, për momentin gjendje e kemi të qetë”, tha drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri, për KALLXO.com.

Zeqiri, gjithashtu theksoi se janë të përgatitu për çfardo situatë.

Sot në Ferizaj janë regjistruar edhe pesë raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2, përderisa në nivel vendi janë regjistruar 281 raste pozitive.

Aktualisht në Kosovë janë 2,658 raste aktive me SARS-CoV-2.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.