Ilustrim

Rritja rapide e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë gjatë tetorit

Shifrat e larta të rasteve pozitive në vend kanë bërë që të rritet edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të paralajmërojë masa të reja në përpjekje për menaxhimin e situatës.

Rritja e numrit të të infektuarve ka bërë që të rritet edhe numri i rasteve aktive me coronavirus në vend.

Përderisa në ditën e parë të muajit tetor numri i rasteve aktive ishte 1,359 sot, më 27 tetor, numri i rasteve aktive është rritur në 2,478.

Në ditën e tetë të këtij muaji kishte vetëm 1,144 raste aktive që njëherit është data me më së paku raste aktive.

Në shtator numri i rasteve aktive kishte lëvizje. Përderisa në ditën e parë të shtatorit ishin 3,276 raste aktive më 30 shtator numri i rasteve aktive kishte rënë në 1,441.

IKShPK ka njoftuar se në nivel vendi sot janë shënuar 197 raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2, ndërsa dje janë shënuar 205 raste të reja të infektimit.

18 mijë e 345 persona janë infektuar nga pandemia e coronavirusit, prej tyre 15 mijë e 198 janë shëruar dhe 669 persona të tjerë kanë vdekur.

Dalin rezultatet e mbi 1,000 testeve nga COVID-19