Ilustrim

Ndryshimi i rutinës së gjumit ndikon në ndryshime të pashëndetshme të baktereve në zorrë

Ndryshimet e vogla në rutinën e gjumit mes ditëve të punës dhe pushimit mund të çojë në ndryshime jo të shëndetshme të baktereve në zorrë, sugjeron një studim i Kings College në Londër.

Gjumi me shumë ndërprerje, veçanërisht puna me turne, ka ndikim negativ në shëndet.

Mbajtja konsistente e orarit të gjumit dhe zgjimit dhe ngrënia e një diete të ekuilibruar mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sëmundje.

Studimi me afro 1,000 të rritur nga shkencëtarët e Kings College tregoi se edhe një ndryshim prej 90 minutash në mes të gjumit të natës gjatë një jave normale mund të ndikojë në llojet e baktereve që gjenden në zorrë.

Të pasurit e një game të gjerë të llojeve të ndryshme të baktereve në sistemin e tretjes është e rëndësishme. Disa janë më të mira se të tjerat, por marrja e përzierjes së duhur është çelësi për parandalimin e një sërë sëmundjesh.

Mendohet se ky çrregullim në rutinën e gjumit prek më shumë se 40% të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është më e zakonshme tek adoleshentët dhe të rinjtë, më pas zvogëlohet me kalimin e moshës.

Pjesëmarrësve në këtë studim, në Gazetën Evropiane të të ushqyerit, u është analizuar gjumi dhe gjaku, mostrat e jashtëqitjes janë mbledhur dhe kanë regjistruar gjithçka që kanë ngrënë në një pyetësor ushqimor.

Ata që kishin probleme si shkak i lodhjes nga fluturimet në relacione të gjata kishin më shumë gjasa të hanin dietë të ngarkuar me patate, pije me sheqer dhe më pak fruta dhe arra.

Hulumtimet e mëparshme kanë shfaqur se njerëzit me lodhje si shkak i fluturimeve hanin më pak fibra sesa ata me kohë më të qëndrueshme gjumi. Studime të tjera zbuluan se personat që udhëtojnë shumë me aeroplan kishin më shumë shtim peshe, sëmundje dhe lodhje mendore.

“Gjumi me cilësi të dobët ndikon në faktin që njerëzit dëshirojnë ushqime me nivel të lartë të sheqernave”- tha Dr Kate Bermingham, autore e studimit dhe nutricioniste.

Dieta e pashëndetshmemund të ndikojë në nivelet e baktereve specifike në zorrë.

Marrëdhënia mes gjumit, dietës dhe baktereve të zorrëve është e ndërlikuar dhe ka ende shumë për të zbuluar, thotë ekipi hulumtues.

Çka është një dietë e shëndetshme:

-Hani të paktën pesë porcione të ndryshme frutash dhe perimesh çdo ditë

-Vaktet bazohen në ushqime të pasura me fibra si patatet, buka, orizi ose makaronat

-Mbani disa alternativa të qumështit dhe zgjidhni me pak yndyrë ose sheqer kur është e mundur

-Hani fasule, bishtajore, peshk, vezë, mish dhe proteina të tjera

-Pini shumë lëngje (të paktën gjashtë deri në tetë gota në ditë./ BBC