Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Shëndetësisë në proces të zgjedhjes së Kryeinspektorit Shëndetësor

Konkursi për zgjedhjen e Kryeinspektorit Shëndetësor është hapur më 22 nëntor të vitit të kaluar dhe procesi tashmë është në fazën e rekrutimit.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për KALLXO.com tha se ky konkurs është ende në procedurë të rekrutimit.

“Sa i përket shpalljes së konkursit për Kryeinspektor Shëndetësor, na lejoni që të ju informojmë se është hapë konkursi i brendshëm dhe jemi në procedura të rekrutimit” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë, që pas shkarkimit të u.d. Kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj, siç njofton Ministria, u.d. Kryeinspektore është emëruar Nora Kursani-Demjaha.

Mundësia e aplikimit në konkursin për kryeinspektor ka qenë e hapur nga 7 deri më 18 dhjetor.

Detajet e konkursit mund t’i gjeni në këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/

Osmanaj ishte liruar nga detyra e u.d. Kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor më 22 nëntor, pas rastit në të cilin dyshohet se foshnja e lindur pa shenja jete u fut në rrobalarëse në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.