Sejdiu: Do të jem bashkëpunues për gjendjen e gruas në shoqërinë tonë

Korab Sejdiu, anëtar i Komisionit për Legjislacion nga radhët e LDK-s, tha se si anëtar i këtij komisioni edhe pse nuk ka qenë deputet më parë  është munduar për të qenë jashtëzakonisht i hapur dhe bashkëpunues për gjitha sugjerimet për ta përmirësuar gjendjen e gruas në shoqëri.

Sejdiu tha se sfidë e vazhdueshme është korniza ligjore në vend.

“Korniza ligjore është diçka që është sfidë e vazhdueshme dhe jemi mundu në vazhdimësi mi trajtuar çështjet që na kanë ardhur”, tha Sejdiu.

Por, Sejdiu e sheh problem pak më të madh zbatimin e kornizës ligjore.

“Çështja e dytë ka të bëjë me problem të mentalitetit. Kërkohet investim pak më i gjatë për me ndërruar mentalitetin”, tha ai.

Ai ka ofruar ndihmën e tij personale në trajtimin e këtyre çështjeve.

“Bëjë thirrje të bëhet investim më serioz në ndryshimin e mentalitetit”, tha Sejdiu.

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, Zyra e BIRN në Kosovë është duke e mbajtur tryezën mbi të drejtat e pronës dhe trashëgimisë dhe analizën se si ligji përfaqëson gratë.

https://kallxo.com/birn-prezanton-raportin-per-te-drejtat-e-gruas-ne-trashegimi/

Në tryezë po marrin pjesë prokurorë, gjyqtarë, avokatë, noterë dhe përfaqësues te shoqërisë civile.

Analiza dhe sugjerimet nga kjo tryezë do të përfshihen në përpilimin e kërkesës për ndryshim të ligjit, nga BIRN Kosova.

Ky projekt mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.