Seanca e Kuvendit vazhdon të martën

Është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës dhe është vendosur që të vazhdoj të martën në orën 10.

Kjo u vendos nga shefat e grupeve parlamentare pasi nuk kishte kuorum për të votuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Gjatë seancës së sotme u vazhduan pikat e rendit të ditës që kishin mbetur në gjysmë nga senaca e kaluar dhe pastaj u vazhdua me pyetjet parlamentare që kishin të bënin me tema të ndryshme.

Disa prej deputetëve i parashtruan pyetje e disa të tjerë nuk i parashtruan për shkak të mungesës së ministrave dhe kryeministrit në fillim të seancës.

Me ardhjen në seancë të kryeministrit Haradinaj vazhdoi edhe interpelanca e thirrur nga GP – LDK.