Arkiv - Sami Lushtaku. Foto: Kallxo.com

Sami Lushtaku nuk i bindet vendimit të Kadri Veselit

Sami Lushtaku nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga posti i tij si kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj.

Lushtaku tha se ai do të vazhdojë të jetë kryetar i degës përderisa të vendos vet.

Javën e kaluar kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka marr vendim që të lirojë nga detyra të gjithë anëtarët e saj që kanë aktakuza.

Lushtakut i është ngritur një aktakuzë nga EULEX-i në rastin e ikjes nga QKUK, kur ishte akuzuar për krime lufte.

Lushtaku tha se askush nuk mund ta heqë nga posti sepse askush nuk e ka vendos në atë post.

“As s’më ka caktuar kryetar të degës Kadri Veseli e as Hashim Thaçi. Unë tërhiqem kur dua vet”, tha Lushtaku, transmeton RTK.

Lushtaku thotë se aktakuza ndaj tij nuk ka lidhje me korrupsion dhe e quan të shpikur nga EULEX-i mision ky të cilin thotë se nuk e njeh./RTK