Romani ‘Psycho’ prezantohet në Panairin e Librit në Tiranë

Romani “Psycho” i autorit Ilir Muharremi, botuar nga shtëpia botuese “Artini” do të prezantohet në Panairin e Librit që hapet sot në Tiranë.

Ky roman është ndër romanet më të komentuara në mediat shqiptare dhe cilësohet si romani më premtues i kësaj kohe.

Është shpërblyer me çmimin “Shkrimtari i vitit 2018” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës

“Psycho” roman i frikshëm, problematik që flet për dhunën, torturat, kanibalizmin, erotikën, ironinë, humorin, ankthin, trishtimin, dëshpërimin, psikopatinë, muzikën psy-trans dhe shfrenimin.