Ballina e librit ‘Ti”. Foto: Kallxo.com.

Botohet romani ‘Ti’ i Ilir Muharremit

Ilir Muharremi, shkrimtar dhe kritik, sa po ka nxjerr nga shtypi romanin “Ti”.

Romani më i ri i Muharremit trajton fatin e një të riu nga Shqipëria, i cili i bashkohet luftës në Kosovë, pasi merr një mesazh jo të këndshëm nga e dashura e tij.

Pas largimit të së dashurës për studime jashtë vendit, i riu nga Shqipëria niset në luftë.

Lufta, tmerret që përjeton gjatë betejave e lënë me pasoja. Traumat e luftës do ta përcjellin edhe pas kthimit në Shqipëri.

Dëshira për të jetuar e shtynë në rrugë të gabuar.

Vetëm dashuria e vërtet dhe e sinqertë arrinë ta shpëtojnë të riun nga droga, plaçkitja, hajdutëria, e burgu në të cilën ishte futur  për shkak të traumave.

Autori ka bërë të ditur se romani shume shpejt do te jetë në shitje në të gjitha libraritë e Prishtinës.

Ky është romani i tretë, deri më tani Muhuarremi ka botuar edhe romanet “Psycho I” dhe “Psycho II”.

Ballina e librit ‘Ti”. Foto: Kallxo.com.