Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Ramush Haradinaj Shpjegon Shkarkimin e Agjensionit të Akreditimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi i tij për shkarkimin e drejtuesve të Agjensionit të Akreditimit të Kosovës nuk ka të bëjë me individët e shkarkuar por me gjendjen e krijuar në arsimin e lartë, e sidomos me atë në institucionet private të këtij niveli.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci në seancën e sotme të Kuvendit, e cila kërkoi arsyet për këtë vendim, Haradinaj tha se gjendja në arsimin e lartë në përgjithësi është mirë ndërsa “disa vështirësi janë shfaqë në institucionet e arsimit të lartë privat”.

“Qëllimi nuk është diskriminimi i ndonjë kuadri apo privilegje për tjetrin. Nuk kemi emra kush vjen, qëllimi është një momentum i ri për këtë gjendje. Kemi pasë edhe raste të tjera të shkarkimit të bordeve për shkak të një momeëntumi dhe për shkak të asaj se nuk pajtohemi me gjendjen kështu si është”, tha Haradinaj.

“Nuk është vlerësim i vlerave të individëve, por vlerësim i gjendjes. Gjendja nuk ëhstë në rregull. Mundemi mi mbyllë sytë, të bëjmë akomodime, por njëri nga veprimet është ndërrimi i atyre që është përgjegjës. Po ta kisha një shkop magjik, do ta kishim ndërru krejt Kosovën. Nuk guxojmë të lejojmë një gjendje e cila nuk i përgjigjet misionit që ka arsimi i lartë. Asnjë vendim nuk do t’i bijë taman secilit. Secili vendim do të hasë në kundërshti. Qëllim im në këto raste nuk është fare i drejtuar te ata, por është te tema’, tha kryeministri Haradinaj.