Qytetarët të Pakënaqur me Presidenten, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin

Qytetarët e Kosovës të pakënaqur me performancën e institucioneve ekzekutive, legjislative dhe me gjyqësorin. Vetëm 20 për qind të qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit dhe performancën e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndërkaq, 30 për qind të qytetarëve janë të kënaqur me punën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe 15 për qind janë të kënaqur me performancën e Kryeministrit Isa Mustafa.

Këto janë disa nga rezultatet e projektit “Pulsi Publik”, i realizuar nga UNDP dhe USAID në Kosovë gjatë muajit shtator 2015.

Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell tha se është i befasuar pse korrupsioni është listuar si problem i tretë në Kosovë.

“Papunësia ose mungesa e punësimit është listuar si problemi më i madh, varfëria renditet e dyta, korrupsioni është pak poshtë në listë por është numër 3, por unë jam i befasuar se është relativisht e ulët në kuptimin e përqindjes dhe perceptimit gjithashtu”, tha Russell.

Ndërkaq, drejtori i Misionit të Agjencisë të ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë-USAID, James Hope bëri të ditur se këto të dhëna nuk janë mendime të UNDP-së dhe USAID, por janë zëri i qytetarëve të Kosovës.

“Ne mendojmë se kjo do të ngrit komunikimin në mes publikut dhe institucioneve demokratike. Ne e dimë që sfidat për qeverinë dhe institucioneve publike janë normat, kështu që kërkesa publike për përmirësime të dukshme dhe reformave në Kosovë”, deklaroi Hope.

Në bazë të kësaj ankete e cila ka matur perceptimet e qytetarëve të Kosovës, papunësia, varfëria dhe korrupsionit del të jenë problemet kryesore me të cilat përballet Kosova.

Ndërkaq sa i përket matjes së opinionit rreth themelimit të Gjykatës Speciale, rreth 59 për qind të qytetarëve mendojnë se kjo gjykatë do të sjellë drejtësi për krimet ë rënda të kryera në viteve e 90-ta.

Rusell në një konferencë ku u prezantuan Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që u miratuan zyrtarisht më 25 shtator nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pati thënë se korrupsion në Kosovë kushton shtrenjtë.

Rezultatet e kësaj ankete janë bazuar në mostër të anketës me 1 mijë e 306 qytetarë të Kosovës mbi moshën 18 vjeç e të dyja gjinive dhe nga të gjitha komunat e Kosovës duke përfshirë e veriun.

“Korrupsioni nuk është falas, ne paguajmë për korrupsion çdo ditë. Paguajmë për të, është taksë për ne dhe shteron zhvillimin tonë si shoqëri”, tha Russell, duke përsëritur shqetësimin e ngritur edhe më parë prej tij.