Reshat Millaku - Foto: Atdhe Mulla

Prokurori Millaku: Kemi Shënjestruar Rastet e Rënda, Nuk ka Njerëz të Paprekshëm

Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kriteri thelbësore për liberalizim, me theks në rastet e shënjestëruara për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet për raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave, Koordinatori i KPK-së këto raste, Reshat Millaku tha se nuk ka njerëz të paprekshëm.

“Kemi shënjestruar të gjitha ata raste [të rënda] me dhanë pasqyrë e apel që nuk ka njerëz të paprekshëm. Jemi të interesuar me shënjestru raste më të rënda”, tha Millaku.

Ai tha se kur e mori detyrën e koordinatorit të KPK-së për rastet e shënjestruara, ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore që të dërgojnë të gjitha lëndët/rastet e korrupsionit e që më pasë kanë bërë një data bazë me këto raste.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internes Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Faik Ispahiu, Kallxo.com; Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit;  Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.