Pritje të gjata për mërgimtarët në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se në Merdar ka pritje dhe kolona të gjata.

Nga 12 pikat kufitare sa janë të mbikëqyrura nga QKMK, në Merdar, Mutivodë, Jarinje, Vërmicë, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë ka pritje dhe kolona, ndërsa te të gjitha kryesojnë pritejt në Merdare.

Kolonat e gjata në Merdar arrijnë deri në 3 kilometra në dalje ndërsa 600 metra në hyrje.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritje në dalje ka deri në 1 orë e 20 minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta.

Në pikën tjetër kufitare atë në Mutivodë, ka pritje deri në 3 orë ndëra kolona e veturave arrin deri në një kilometër.

Në Jarinje ka pritje sikurse në Mutivodë, ndërsa në Vërmicë, Muçibabë ka më pak kolonë dhe pritje.