Policia po vazhdon patrullimet për xhamat e errësuar në automjete

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon planin operativ për identifikimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

Policia ka njoftuar se përveç pikave të kontrollit të automjeteve, po  vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre.

“Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1 mijë e 650 tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”, njofton policia.

Policia përmes një video- linku ka treguar aktivitet policore të cilat po bëhen në kudër të këtij plani.

KALLXO.com ka qenë pjesë e një patrullimi nga ana e policisë në lidhje me xhamat e errësuar në automjete.

https://kallxo.com/grabitjet-e-shpeshta-policia-ndalon-automjetet-me-xhama-te-erresuar-video/