Ilustrim

1.000 gjoba për kundërvajtësit në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.000 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Këtë e ka bërë të ditur Policia në raportin e saj ditor.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të kaluara në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur 13 aksidente me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Nuk ka pasur aksident me fatalitet.

Një aksident me të lënduar dje ka ndodhur në Prizren rreth orës 14:00. Sipas Policisë, një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën e transitit të vjetër. Lëndime kanë pësuar dy shoferët dhe tre pasagjerë. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.