Policia shqiptoi mbi 1.000 tiketa për kundërvajtje në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit për kundërvajtje në trafik janë dënuar një numër i madh i qytetarëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i gjobave të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit është 1.043.

Në raportin e përditshëm, Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 9 aksidente trafiku me të lënduar, 27 me dëme materiale dhe asnjë me fatalitet.