Ilustrim

Policia flet për përleshjen ku u përfshi vëllai i Presidentit Thaçi

Policia e Kosovës ka konfirmuar një incident i cili ka ndodhur rreth mesditës sot në Prishtinë në të cilin, siç kanë raportuar mediat, ka qenë i përfshirë Gani Thaçi, vëllai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se policia ka marrë një informacion për një përleshje fizike mes tre personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, tha zëdhënësja e Policisë.

Incidenti ka ndodhur në selinë e Byrosë Kosovare të Sigurimeve ku punon Gani Thaçi.

Kallxo.com ka provuar të kontaktojë me Gani Thaçin për ta marrë një koment të menjëhershëm rreth rastit por ai ka qenë i paqasshëm.