Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Policia arreston dy të dyshuar për vjedhje të telefonave në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar dje nga policia për vjedhje të telefonave celular.

Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore, dje në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, ka arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se me 17 janar ka vjedhur nga viktima një telefon celular.

Një arrestim tjerë ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë ku është arrestuar një person, i cili është identifikuar dhe lokalizuar nga policia në rastin e vjedhjes së një telefoni.

Dy të dyshuarin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

21 Shkurt 2019 - 10:36

Afërdita Fejzullahu 21/02/2019 - 10:36
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend