Policët sulmohen në qendër të Prishtinës, prokuroria liron të dyshuarin

Dy polic janë sulmuar në kohën kur po kryenin patrullime të zakonshme në rrugën “Luan Haradinaj” të Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtarë të policisë njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore dhe është obliguar të kërkoj ndihmën e mjekut. Personi i dyshuar për sulmin sipas njoftimit pas arrestimit është liruar me urdhër të prokurorit.