Përkujtohet vepra profesionale e Nikë Lumezit

Është mbajtur mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së avokatit Nikë Lumezi, e organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, raporton Rtklive.

Kryetari i Odës, Osman Havolli ka thënë se ka shumë për të thënë për veprimtarinë e Nikë Lumezit, i cili ka lënë një bagazh të madh që të vazhdohet rruga e tij më tutje.

Ramë Gashi, bashkëpunëtor i Nikë Lumezit, tha se lajmi për ndarjen nga jeta të Nikë Lumezit, ka tronditur të gjithë.

“Përveç ekspertizës së veçantë, ishte njeri i matur. Nga profesionalizmi i tij përfitova unë dhe të gjithë avokatët”, tha Gashi.

Virgjina Duminca, mike e Nikë Lumezit, me emocione dhe vaj në buzë, ka kujtuar dhe vlerësuar lartë punën profesionale të avokatit Lumezi.

Djali i Nikë Lumezit, Albert Lumezi duke i falënderuar pjesëmarrësit në ketë mbledhje komemorative, tha se kjo pjesëmarrje zvogëlon dhimbjen për humbjen e babait, sepse siç tha ai kanë pasur një prind shembull, dhe fjala e tij ishte udhërrëfyes për familjen.