Foto: Ilustrim

Pejë arrestohet dasmori

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë, pasi që dyshohet së ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Pejës.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja.

Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur arma e zjarri apo ndonjë send i dyshuar.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.