Blerim Kuçi - AAK - burimi i fotos B.K. FCB

Pas ftesës nga Specialja, Blerim Kuçi udhëton për në Hagë

Deputeti nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi do të udhëtojë sot për në Hagë pas ftesës që e ka marr nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Blerim Kuçi sot udhëton për në Hagë, për ta fituar sërisht edhe një përballje. Afër tij është avokati Artan Qerkini.  Natyrisht jam edhe unë që të udhëtojmë bashkë, siç ishim gjithmonë si në luftë dhe paqe, për ta mbrojtur të drejtën dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së. Për ta përcjellur dhe për ti dhënë përkrahje, sot ishin bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Therandës, ngase besojnë se ai është me të drejtën dhe do të mbetet i pathyeshëm në kauzën tonë për Liri”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka shtuar se Kuçi do të kthehet fitimtar nga ky proces.

“Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet, ashtu sikurse në luftë çlirimtar dhe i guximshëm”, thuhet në postimin e Muharremajt në Facebook.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi në muajin shkurt të këtij viti, kishte njoftuar se është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Ai ishte shprehur se do ta përmbush obligimin e tij dhe se do t’i përgjigjet kësaj urdhërese.

https://kallxo.com/blerim-kuci-i-ftuari-i-radhes-nga-specialja/

www.kallxo.com