Djemtë e shpëtuar nga shpella, Foto: BBC/AFP

Pamjet e para në spital të djemve të shpëtuar nga shpella në Tajlandë

Kanë dale pamjet e para nga spitali ku 12 djem dhe trajneri i tyre po trajtohen pas shpëtimit të tyre dramatik nga një shpellë e përmbytur në Tajlandë, raporton BBC.

Disa djem mund të shihen me maska në fytyrë dhe në rrobat e spitalit.

‘The Thai Navy Seals’ lëshoi gjithashtu një video të re që tregon operacionin tre-ditor të shpëtimit që magjepsi botën.

Zhytësit të cilët morën pjesë në operacion thanë se djemtë kishim marrë qetësues për të shmangur ankthin që ata kaluan në errësirë, në hapësirën e ngushtë dhe korridoret nënujore.

Më parë të mërkurën, kreu i Marinës së Tajandës tha për BBC se “shpresa u bë realitet” me shpëtimin e djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella Tham Luang.

“Ne patëm pak shpresë që ata të jenë ende të gjallë, por duhej ta bënim, thjesht duhej të shkonim përpara”, tha Arpakorn Yuukongkaew. “Kishte vetëm pak shpresa, por kjo ishte gjithçka me të cilën duhej të punonim”.