Ilustrim

28 të vrarë nga një sulm me armë në një institucion parashkollor në Tajlandë

Të paktën 28 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një institucion parashkollor për fëmijë në Tajlandë, raporton BBC.

Sipas raportimeve, personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Policia ka deklaruar se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Sipas policisë, sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur, derisa motivi i sulmit është i ende i paqartë.