Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentimvrasje në Pejë

Gjykata e Pejës caktoi një muaj paraburgim ndaj të pandehurit F.Q i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta vrasë një person duke e sulmuar me thikë në pjesën e fytyrës.

Me këto veprime i pandehuri F.Q dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Lidhur me këtë rast gjatë ditës së sotme Prokuroria e Shtetit kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.Q, me ç ‘rast pas mbajtës së seancës parapake, Gjykata ka marrë aktvendim që të njëjtit ti caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Sipas Prokurorisë me datë 09.02.2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar”, në Pejë, i pandehuri ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin, në atë mënyrë që, përderisa brenda në lokal ishin i dëmtuari me shokët e tij dhe i pandehuri me shokun e tij, dalin jashtë lokalit për të biseduar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit, ku në bisedë e sipër i pandehuri nxjerr nga xhepi një mjetë të mprehtë – thikë dhe e godet të dëmtuarin në faqen e majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast:

Prokuroria tregon si ndodhi sulmi me thikë në Pejë

 

ETIKETA

11 Shkurt 2019 - 17:06

Doruntina Baliu 11/02/2019 - 17:06
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend