Foto: Ilustrim

Mitrovicë, motra e sulmon motrën me thikë

Një vajzë e mitur nga Mitrovica ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar me thikë nga motra e saj.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës e dyshuara është arrestuar edhe me vendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.