Theret një person në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një therje ka ndodhur sot në Prishtinë në lagjen “Dardania”.

Sipas informatave të para të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në ora 14:00 dhe incidenti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

“Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor Jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në  informacionet e para dyshohet që viktima i gjinisë mashkullore, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për KALLXo.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo shtoi se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.