Kuti votimi në Çair - Foto: Rtv21

Në Balotazh në Maqedoni edhe 11 Komuna Shqiptare

Gjithsej në 11 komuna me shumicë shqiptare në Maqedoni sot po votohet për rundin e dytë të zgjedhjeve.

Komuna e Likovës, Çairit, Sarajit, Zhelinës, Tetovës, Bogovinës, Tearcës, Gostivarit, Vrapçishtit, Dibrës dhe Strugës po ballafaqohen me rundin e dytë.

Sipas rezultateve të rrethit të parë të zgjedhjeve vetëm 3 komuna me shumicë shqiptare nuk shkuan në balotazh, edhe atë komuna e Kërçovës, Pllasnicës dhe e Haraçinës.

Ndryshe, rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni po mbahet në 35 komuna, të cilat nuk arritën të zgjedhin udhëheqësin e tyre në rrethin e parë që u mbajt më 15 tetor.

http://kallxo.com/sot-zhvillohet-balotazhi-ne-maqedoni/

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni.

Të parat u mbajtën në vitin 1990, pastaj në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013./21Media