Foto: Feronikeli/ Facebook

Zyrtare: Feronikeli e kthen në skuadër Ben Hamed Kone

Feronikeli edhe zyrtarisht e ka transferuar mesfushorin Ben Hamed Kone, i cili edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës nga Drenasi.

Faqja zyrtare e Feronikelit, sot ka njoftuar se e kanë rikthyer në skuadër lojtarin Ben Hamed Kone, i cili në janar të vitit të kaluar ishte transferuar tek Nikli, pastaj në muajin maj, ishte larguar në drejtim të Zvicrës te skuadra e Xamacit.

Kone do t’i bashkohet klubit në stërvitje menjëherë.

Ky është postimi i plotë i Feronikellit.

Kone rikthehet tek Feronikeli

Feronikeli njofton se ka rikthyer lojtarin Ben Hamed Kone, i cili së pari herë ishte transferuar tek klubi në janar të vitit të kaluar, për t’u larguar pastaj në drejtim rë Zvicrës në maj.

Kone do të t’i bashkohet menjëherë klubit në stërvitje, me ç’rast edhe do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit për në Turqi.

Mire se u ktheve, Kone!