Klodian Duro zyrtarizohet si trajner i Feronikelit

Feronikeli ka zyrtarizuar trajner të skuadrës Klodian Duron.

Klodian Duro vjen te Nikli, si zëvendësues i Afrim Tovërlanit, i cili dha dorëheqje nga klubi pas humbjes ndaj Dritës.

Kujtojmë se Klodian Duro në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Kamza e Luftëtari.

Feronikeli pas pesë ndeshjeve grumbullon pesë pikë, duke shënuar një fitore, dy barazime dhe dy humbje duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.