Afrim Tovërlani flet pas humbjes nga Ballkani

Feronikeli ka pësuar humbjen e parë në sezonin 2020/2021, në Superligë, nga Ballkani me rezultat 3-2, ndeshje e cila luhej në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Niklit u këndell në pjesën e dytë duke fituar penallti në minutën e 73’ të cilën e humbi Albert Dabiqaj.

Në fundin e ndeshjes mysafirët i shënuan dy gola të shpejtë duke e futur Ballkanin në presion.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka folur për ndeshjen duke deklaruar se vetëm në 20 minutat e fundit kanë bërë ndeshje të mirë.

“Unë mendoj se vetëm në 20 minutat e fundit e kemi zhvilluar ndeshjen pak më mirë, gabimi më i madh i pjesës së parë kanë qenë topat e gjatë në drejtim të Grecës”, ka thënë Tovërlani.

Ai e ka cilësuar si të merituar fitoren e Ballkanit ndaj Feronikelit.

“20 minutat e fundit na dhuruan golat neve. Kështu që fitorja e Ballkanit ishte e merituar, ne do të përgatitemi për ndeshjet e radhës”, ka deklaruar Tovërlani për “ArtSport”.