Zyrtare: Endrit Krasniqi transferohet në Prishtinë (FOTO)

Mesfushori Endrit Krasniqi edhe zyrtarisht është lojtarë i skuadrës së Prishtinës.

Krasniqi dje bëri të ditur se kishte ndarë rrugët me skuadrën e Dritës, pas dy viteve qëndrimi te skuadra gjilanase.

Prishtina ka njoftuar se 24 vjeçari iu është bashkuar kryeqytetasve pas negociatave të gjata që kishte me klubin.

Ai ka thënë se në Prishtinë rikthyer vetëm për arsyen se e din se çka kërkon kjo skuadër.

“Në Prishtinë rikthehem vetëm për një arsye, e ajo çka kërkon Prishtina dihet. Thjesht me Prishtinën pres sezon fantastik, besoj shumë se do të na përputhen qëllimet, që nga garat kualifikuese në Evropë dhe në kampionat. Tash na mbetët vetëm të kryejmë detyrën tonë. Ndërsa është e vërtet se bisedimet kanë qenë të gjata, sepse kisha edhe oferta tjera, por dihet që Prishtina është Prishtinë dhe vendosa të rikthehem sërish në gjirin tim. Ekipin e njoh, pothuajse shumica e futbollistëve janë të njëjtë nga koha kur isha këtu, me pak ndryshime, jemi ekip i mirë dhe me punë besoj shumë do t’i arrijmë objektivat, sepse edhe klubi e ka seriozitetin e duhur për të qenë gjithë këta futbollistë të mirë së bashku”, ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të Prishtinës.

Mesfushori Prishtinas ka qenë edhe më herët lojtarë i Prishtinës.

 

Endrit Krasniqi e konfirmon jam në bisedime me Feronikelin e Prishtinë, por nuk kam nënshkruar kontratë me asnjë ekip