Endrit Krasniqi e konfirmon jam në bisedime me Feronikelin e Prishtinë, por nuk kam nënshkruar kontratë me asnjë ekip

Mesfushori Endrit Krasniqi dje e ka konfirmuar largimin nga skuadra e Dritës, pas dy vitesh qëndrimi te skuadra gjilanase.

Krasniqi te skuadra e Dritës arriti ta fitoj titullin e kampionit në vitin 2018 dhe Superkupën e Kosovës.

Për të janë të interesuara shumë skuadra.

Endrit Krasniqi e ka konfirmuar për KALLXO.com, se është në bisedime me skuadrën e Feronikelit, Prishtinës dhe ka një ofertë nga jashtë vendit, mirëpo ende nuk ka nënshkruar me Prishtinën, ashtu siç kanë raportuar mediat vendore.

“Jo, nuk kam nënshkruar ende me asnjë ekip.  Po jam në bisedime me disa ekipe, por ende nuk ka asgjë përfundimtare. Prishtinën, Feronikelin por kam një ofertë nga jashtë Kosovës të cilë jam duke e shqyrtuar”, ka treguar Endrit Krasniqi ekskluzivisht Krasniqi për KALLXO.com.