Zyrtare: Buffon largohet nga PSG-ja, nuk pranon rinovimin e kontratës me francezët (FOTO)

Gianluigi Buffon ka bërë të ditur se e ka përfunduar aventurën e tij tek skuadra franceze Paris Saint-Germain.

Italiani u transferua në vitin e kaluar te francezët si transfer i lirë pas largimit nga Juventusi.

Buffon arriti që me PSG-në në vitin e parë ta fitoj titullin e Francës me lehtësi, në skuadër me yje si Neymar e Mbappe.

Ish-portieri i Juventusit, ka shkruar se ndjehet i priveligjuar që ka luajtur për PSG-në dhe tani për të Parisi është shtëpia e dytë.

Ai po ashtu ka njoftuar se atij i kanë ofruar vazhdimin e kontratës edhe për një vit, por ai ka vendosur që mos të vazhdoj më me ta.